Ndikimi që ka ndotja e ajrit në aktivitetin tuaj fizik, studim!

vovalbania January 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndikimi që ka ndotja e ajrit në aktivitetin tuaj fizik, studim!

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por hulumtimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur. Këto hulumtime nga britanikët kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën thithin të moshuarit kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira.

Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive. Për këtë studim janë testuar 119 persona mbi moshën 60-vjeç, 40 prej të cilëve ishin të shëndetshëm, 40 kishin sëmundje të mushkërive, dhe 39 prej tyre kishin sëmundje ishemike të zemrës.

Hulumtimet e mëparshme nga britanikët kanë treguar se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur çon në inflamacionin e enëve të gjakut, duke përfshirë enët të cilat furnizojnë zemrën. Ky studim është publikuar në revistën ‘The Lancet’. Qëndrimi në ajër të pastër dhe në natyrë ka një efekt pozitiv në organizëm.

Studimet e para që tregojnë përfitimet e të qenit në pyll u kryen në vendet perëndimore dhe më vonë u kryen edhe në Japoni, Kore, Kinë dhe Evropë. Është pikërisht në Japoni që ekziston një term “shinrin-yoku” që tregon aktivitetet e relaksimit në pyll, qëndrimit në pyll, ecjes në pyll dhe frymëmarrjes së ajrit të pastër pyjor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE