Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak të fshehur në mur të dyfishtë

vovalbania January 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak të fshehur në mur të dyfishtë

Në Shijak është zbuluar një “shtëpi bari”. Në pranga ka rënë pronari i banesës, Fredi Krasniqi, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi.

Mësohet se është sekuestruar lënda narkotike si edhe janë shoqëruar disa persona. Policia e Shtetit në një konferencë për mediat ka dhënë detajë për operacionin “Krahët e krimit” në Shijak ku është zbuluar dhe arsenal armësh.

Mësohet se aktiviteti “lulëzonte” në një banesë katër kateshë në pronësi të dy vellëzerve, ndërsa 2 katet e fundit përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.

Në ambientet e godinës janë gjetur dhe sekuestruar 444 lëndë narkotike kanabis dhe 222 llampa elektrike dhe pajsje të tjera.

Po ashtu pas kontrolleve të imtësishme, në një mur të dyfishtë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik, 1 grantë dore dhe municion.

Dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga pjesëtar të grupeve kriminale, ndërsa po ashtu po punohet për indentifikimin e autorëve të vërtetë që mund të qëndrojnë pas këtij aktiviteti.

Gjatë operacionit arrestua shtetasi F.K, 46 vjeç, ndërsa është shpallkur nër kërkim vëllai i tij S.K, 43 vjeç.

Çfarë u sekuestrua:

444 bime narkotike
240 llamba elektrike
Arsenal armesh

10 kallashnikov
1 pushke
Granata dore
Jelek antiplumb
Municion luftarak

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE