Bjordi Mezini ia shpreh mendimin e tij në sy Luiz Ejllit: “Mua Kiara nuk më bind”!
Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. E ndërkohë që Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë siç u tha Vëllai i Madh. Ky qëndrim duket se nuk ishte aspak i lehtë si për Luizin, po aq edhe për Kiarën. Megjithëse ai zgjati fare pak, Luizi përshkroi ndjesitë e tij teksa ishte larg Kiarës dhe tregoi mallin që ndjeu për moderatoren.
Tashmë kjo marrëdhënie mes tyre sa vjen edhe duket më e qartë në sytë e publikut. Banorët sigurisht kanë dhënë opinionin e tyre rreth kësaj çështjeje. Bjordi është një prej tyre dhe ka zgjedhur t’ia thotë vetë Luizit opinionin e tij personal. Si më poshtë, ata kanë diskutuar:
Bjordi: Mua Kiara nuk më bind.
Luizi: Si lojtare apo ndjenjat me mua?
Bjordi: Në lidhje me ty. Në fillim mendova që ishte pak viktimë e jotja. Por ose e ka marrë situatën në dorë dhe është treguar e zgjuar, ose s’ka ditur ta menaxhojë. Por rezultati është i njëjtë. Nuk më bind. Ta them sinqerisht.