Ekskluzivisht për TAR, Eni Tare zbulon si e priti i ati rrëfimin e tij të sinqertë në “BBV”!

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzivisht për TAR, Eni Tare zbulon si e priti  i ati rrëfimin e tij të sinqertë në “BBV”!

I ftuar në episodin e sotëm të “Pardon My French” ishte Eni Tare. Banori më i fundit i eleminuar nga shtëpia e BBV, Eni përshkroi rrugëtimin e tij magjik në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, komentoi banorët e tjerë dhe foli më shumë për rrëfimin e tij të sinqertë të mbrëmjes së kaluar.

Gocat e televizionit, pas rrëfimit tim, po më shkruajnë dhe po më suportojnë. Familja dhe shoqëria e dinin historinë e të kaluarës sime. Ai rrëfim ishte për të kuptuar nga vjen Eni, çfarë e ka bërë të fortë të edukuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi.

Por si e priti babai i tij rrëfimin e tij sa të sinqertë, aq edhe të dhimbshëm?!

Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra. Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor. Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta. E kaloi me sportivitet, i pëlqeu ai fundi.  Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE