SHBA sanksionon dy ish deputetë serbë për përfshirje në korrupsion!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA sanksionon dy ish deputetë serbë për përfshirje në korrupsion!

Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionuar ish deputetët e Parlamentit të Serbisë, Verica Radeta dhe Petar Jojiç për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “ndërsa shërbenin në Parlamentin e Serbisë, Verisa Radeta dhe Petar Jojiç korruptuan dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi, për t’i bindur ata që të heqin dorë nga ofrimi i provave rënduese kundër udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte.

“Veprimet e tyre ndërhynë në proceset gjyqësore, duke bërë që Gjykata e Hagës të lëshojë urdhër arreste ndërkombëtare për shpërfillje, duke kërcënuar qëndrueshmërinë rajonale dhe duke ndikuar negativisht në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon përparimin ekonomik të partnerëve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë përkrah të gjithë serbëve në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale”, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se sanksionet i janë vendosur edhe Gojko Jojiçit, i biri i Petar Jojiçit.

Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi lëshoi një urdhër për arrestimin ish deputetëve Radeta dhe Jojiç në janar të vitit 2015. Por Dhoma e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd vendosi se nuk ka bazë ligjore për ekstradimin e tyre, sepse siç u tha, Ligji për Bashkëpunim me Gjykatën e Hagës parasheh detyrimin për ekstradimin e të akuzuarve për krime lufte dhe jo të atyerq ë janë të akuzuar për shpërfillje të gjykatës.

Gjykata më pas lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar meqë Serbia disa herë refuzoi zbatimin e urdhrit të saj. Madje Gjykata raportoi disa herë edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mosbashkëpunimin e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi në prill të vitit 2021 se Serbia nuk do të ekstradojë zyrtarët e Partisë Radikale Serbe, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vetë dikur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE