Nëna e Gerard Pique është e shkatërruar, fëmijët e Shakirës nuk e thërrasin më gjyshe!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëna e Gerard Pique është e shkatërruar, fëmijët e Shakirës nuk e thërrasin më gjyshe!

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique-s, ishte një ndarje e dy personave pas më shumë se 10 vitesh lidhje. Përveç faktit që tani në rrjet komentohet gjithçka rreth tyre ka edhe diçka që askush ndoshta nuk pasur deri tani një përgjigje, si ndihen prindërit e dy protagonistëve të kësaj historie.

Me kalimin e javëve dhe muajve bëhet e ditur se nëna e ish-lojtarit të Barcelonës, Montserrat Bernabeu, është veçanërisht e shkatërruar nga një situatë që ka të bëjë me nipërit e saj Sasha dhe Milan. Sipas informacioneve të revistës Lecturas, Montserrat Bernabeu, e cila bëri gjithçka në fuqinë e saj për të mbajtur lidhjen mes djalit të saj dhe këngëtares kolumbiane, tani po vuan, sepse nipërit e saj nuk e quajnë më gjyshen me urdhër të artistes së famshme amerikano-jugore.

“Nëna e Piques, e shkatërruar nga lufta e nisur nga Shakira”, e titullon si ekskluzive informacionin që ata e trajtojnë dhe shton: “Siç u konfirmua për revistën Lecturas nga rrethi i saj, Dr. Montserrat Bernabeu luftoi deri në fund që djali i saj dhe Shakira të pajtoheshin. Sot ajo ka kthyer faqen dhe vuan vetëm për nipërit e saj, të cilët nuk i thonë më gjyshe”.

Nëse situata ishte tashmë e ndërlikuar, me hitin e Shakira dhe Bizarrap, në të cilin ajo madje i referohet mamasë së Gerardit kur thotë “Më latë si fqinj me vjehrrën”, ajo ishte gjithmonë e vetëdijshme dhe përpiqej që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë.

Kujtojmë gjithashtu se ishte Shakira ajo që para disa ditësh në ballkonin e saj vendosi një kukull shtrige të zezë dhe luante me volum të lartë këngën e re dhe shqetësonte shumë prindërit e Pique të cilët i ka edhe fqinj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65731 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE