Sulm kamikaz në një xhami të Pakistanit, 37 viktima e 150 të plagosur!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm kamikaz në një xhami të Pakistanit, 37 viktima e 150 të plagosur!

Sulm kamikaz në Pakistan. Të paktën 37 besimtarë u vranë dhe rreth 150 të tjerë u plagosën në një atentat kamikaz brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit.

Dëshmitarët i thanë Radio Mashaalit se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë teksa besimtarët, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë ishin mbledhur për lutjet në Xhaminë e Linjës së Policisë. Një efektiv i cili foli për mediat, tregoi:

Dhjetëra të plagosur u dërguan në spitalet përreth. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike dhe druhemi se numri i viktimave mund të rritet.

Një përfaqësues i spitalit bëri të ditur se 10 deri në 15 persona janë në gjendje kritike për jetën. Sipas agjencisë Associated Press, të paktën 150 persona ishin duke marrë pjesë në lutje kur ndodhi shpërthimi, ndonëse burime të tjera thanë se numri i besimtarëve në xhami ishte rreth 260 vetë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.

Kryeministri Shahbaz Sharif dënoi sulmi dhe tha se do të ndërmerren “veprime të rrepta” kundër atyre që e kanë kryer. Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në zonë thanë se xhamia u frekuentua nga oficerë policie dhe zyrtarë nga qeveria provinciale, zyrat e të cilëve ndodhen në të njëjtën zonë.

Edhe ish-kryeministri Imran Khan e dënoi shpërthimin, duke e quajtur “sulm vetëvrasës terrorist”. Në një mesazh në Twitter, ai shkroi:

Eshtë e domosdoshme që të përmirësojmë mbledhjen tonë të inteligjencës dhe të pajisim siç duhet forcat tona të policisë, për të luftuar kërcënimin në rritje të terrorizmit.

Peshavari është kryeqyteti i provincës së paqëndrueshme Khyber Pakhtunkhva, e cila kufizohet me Afganistanin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE