Zbulohet slogani i Eurovision për këtë vit!
Slogani i këtij viti për Eurovision-in, që do të mbahet në Liverpul, do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.” Kurse, logoja për këtë vit shfaq disa zemra që rrahin në unison. Ngjyrat mbizotëruese të logos janë bluja dhe e verdha, njëlloj si flamuri i Ukrainës. Sipas BBC, slogani i këtij viti reflekton origjinën e këtij kompeticioni të këngës që u krijua fillimisht si një mënyrë për të bashkuar Europën në një vend.
Liverpool’s got a brand new look 💅💖 #Eurovision2023 pic.twitter.com/WyEgjgt3kZ
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) January 30, 2023
Eventi këtë vit do të mbahet në Britaninë e Madhe pasi u vlerësua që organizimi në Ukrainë mund të ishte i rrezikshëm, duke qenë se vendi që prej thuajse një viti ndodhet të luftë, doli fitues. Në logo janë përdorur edhe ngjyrat e flamurit të vendit organizues. Gjysmë finalet këtë vit do të mbahen më 9 dhe 11 maj. Kurse finalja e madhe do të jetë më 13 maj.
Inoffensive and mildly inspirational, #UnitedByMusic does the job as a #Eurovision slogan.
But the real treat is the logo — an infinite series of hearts coming together, each one impacting the next. Will look great in motion as it morphs to reflect flags of various countries. pic.twitter.com/NLii8KTkAE
— William Lee Adams (@willyleeadams) January 30, 2023
Rikujtojmë, se me këngën “Duje” Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Në finalen e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH, Albina dhe familja e saj morën votat maksimale nga publiku, për ta dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës. Gjithashtu, Albina dhe Familja Kelmendi fituan çmimin e dytë, në vlerësimin e jurisë profesioniste. Fituesja e çmimit të parë ishte Elsa Lila, e cila u prezantua me këngën “Evita”.