Harta e re gjyqësore, shefja e KLGJ-së, Llagami: 27 mijë çështje i kalojnë Apelit Tiranë!
Ndërsa sot hyri në fuqi harta e re, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami sqaroi qytetarët lidhur me ndryshimet në marrjen e shërbimit gjyqësor. Llagami informoi se do të vijojë shqyrtimi i çështjeve të ngelura ‘stok’ në gjykatat e mëparshme të Apelit në rrethe, të cilat tashmë do të rishqyrtohen në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit. 27 mijë çështje i kaluan Apelit Tiranë në pritje të rishqyrtimit nga trupa gjyqësore. Nuk do të ketë më dështime të seancave, për mungesë të trupës gjyqësore.
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm do të lejojë mundësinë e krijimit të dy seksioneve në këtë gjykatë, seksioni civil dhe seksioni penal. Padiskutim, qytetari nuk do të ketë më dështime të seancave siç ndodhte më parë për shkak të mungesave dhe mosplotësimit të trupës gjyqësore. Meraku tjetër që kemi për qytetarin është nëse do të marrë shërbimin më cilësor? Sa më të specializuar të jenë gjyqtarët aq më cilësor do jetë shërbimi.
Duke gjykuar civile dhe penale, kjo është vështirësi. Sot që fillojnë gjykimet në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit nuk do të dështojë asnjë seancë. Sot qytetari do të shërbehet më mirë, sepse në ditën që do të lejë seancën do të marrë shërbim. Gjykatën mund ta kishim te dera e shtëpisë, por nuk merrnim shërbim. Kjo është situata që kemi dhe prandaj merren këto masa. Për çdo çështje, për të cilën ka filluar gjykimi në gjykatat e dikurshme të Apelit do të vazhdojë gjykimi. Janë 1 mijë e 868 çështje që vazhdojnë. 27 mijë çështje i janë bashkuar Tiranës dhe tani janë gati për t’u rishqyrtuar në trupën gjyqësore.
Por, avokatët nuk janë në të njëjtën linjë qëndrimi, duke mos e menduar në të njëjtën mënyrë. Sipas tyre, “kjo përkthehet në më pak akses në drejtësi për qytetarët e në më shumë kosto prej tyre për të siguruar këtë drejtësi”.