“Haja mish njeriu…”/Një nga rrëfimet më tronditëse që i është bërë Papa Françeskut!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Haja mish njeriu…”/Një nga rrëfimet më tronditëse që i është bërë Papa Françeskut!

Së fundmi Papa Françesku është përballur me rrëfime tronditëse gjatë vizitës së tij në Kinshasa. Ndër rrëfimet, më prekëse ishte historia e një gruaje të identifikuar si Emelda. Ajo iu rrëfye Papës se ishte përdhunuar dhe ishte mbajtur si skllave seksi, ndërsa ishte detyruar të hante edhe mish njeriu.

Ishte mbrëmje, ditë e premte, kur rebelët bastisën fshatin tonë, Bugobe, në vitin 2005. Ata hynë në fshat, duke marrë peng këdo që mundën. Gjatë rrugës, ata vranë shumë burra, duke i qëlluar ata me armë zjarri ose thika. Ndërkohë, gratë i çuan në parkun Kahuzi-Biega. Unë isha 16 vjeçe në atë kohë. Aty më mbajtën si skllave seksi dhe më keqtrajtuan për tre muaj. Çdo ditë, pesë deri në dhjetë burra abuzonin secilën prej nesh. Ata na dhunonin me të gjitha mënyrat, madje na detyronin të hanim edhe mish njeriu. Unë arrita të shpëtoja një ditë kur më dërguan të merrja ujë në lumë.

Rikujtojmë, se së fundmi Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”. Ati i Shenjtë iu bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit e komunitetit LGBTQ+ në kishë. Në tetor të vitit 2020, Papa Françesku bëri deklaratën e tij më të bujshme deri në atë kohë, lidhur me çiftet gay.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE