Ushtroi dhunë ndaj ish të dashurës, tenisti australian Nick Kyrgios i shpëton dënimit me burg!
Tenisti australian Nick Kyrgios është deklaruar fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, por ka shmangur dënimin për atë që gjyqtari e quajti një “veprim marrëzie” duke hequr dorë nga akuzat. Kyrgios pranoi në gjykatën e Kanberrës se e shtyu në tokë të dashurën e atëhershme Chiara Passari pas një debati të ashpër. Ajo kishte bërë denoncim 10 muaj pas ngjarjes, kur lidhja kishte përfunduar.
Passari pretendoi para gjykatës se ishte traumatizuar rëndë nga ngjarja, pësoi rënie peshe, rrinte në shtrat ditë e natë, pa mundur të flinte apo të krijonte lidhje të reja romantike. Avokatët e Kyrgios kishin apeluar për të rrëzuar akuzën, duke argumentuar se ishte një episod i vetëm, sigurisht i pavend, por i izoluar.
Magjistrati Beth Campbell hodhi poshtë akuzën për sulm, duke argumentuar se tenisti veproi keq, por vepra nuk ishte e planifikuar ose e paramenduar dhe se ishte një akt marrëzie nga një i ri që përpiqej të çlirohej nga një situatë e tensionuar.