“Gjithmonë do të kujtoj ty vëllai im…” Fero prek me fjalët për shokun që u nda nga jeta!

vovalbania February 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Gjithmonë do të kujtoj ty vëllai im…” Fero prek me fjalët për shokun që u nda nga jeta!

Fero është një nga reperat kosovar, që ka spikatur në tregun muzikor dhe ka pasur një sukses që prej fillimeve të karrierës, për shkak të origjinalitetit dhe teksteve të këngëve të tij, të cilat janë pëlqyer dhe shumë prej tyre janë kthyer në hite. Reperi e nisi karrierën e tij nën menaxhimin e kompanisë “On Records” dhe pas përfundimit të kontratës, ai e vazhdoi rrugën e tij artistike si një artist i pavarur.

E teksa së fundmi, ai ka hasur disa probleme me shtetin dhe jetën e tij private, Fero ka qenë në qendër të mediave. Por, në  postimin e tij më të fundit ai ka zgjedhur të mos merret aspak me këto, por i ka kushtuar disa fjalë shumë prekëse një mikut të tij i cili ka ndërruar jetë pasi e vranë, Brilant Martinaj. Me anë të një Instastory ku tregon se ka vizituar varrin e të ndjerit, krahas ka shkruar:

Gjithmonë do të kujtoj ty vëllai im, Brilant Martinaj

Së fundmi Arbenita ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohej për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin Fero. Dyshimet nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe mendohej se ndoshta çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Më pas shkak u bë një video e postuar nga modelja të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar e kjo u mendua se mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Dyshja vendosën t’i japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak ditë më parë postuan një foto së bashku teksa shfaqen duke u puthur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE