Amerika shpoi dhe rrëzoi balonën “spiune” kineze/Incidenti më i fundit në vazhdën e tensioneve Uashington-Pekin!

vovalbania February 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika shpoi dhe rrëzoi balonën “spiune” kineze/Incidenti më i fundit në vazhdën e tensioneve Uashington-Pekin!

Në brigjet e Karolinës së Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëzuan balonën kineze, që dyshohet se u përdor për përgjim nga shteti aziatik. Për disa ditë, ajo fluturoi mbi objekte të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut, duke u shndërruar në pikën më të fundit të tensioneve mes Uashingtonit e Pekinit zyrtar. Pas rrëzimit, autoritetet po heqin mbetjen e saj nga ujërat territoriale amerikane. E madhe sa tre autobusë shkollash, balona u pikas të enjten, teksa fluturonte në një lartësi prej 18 kilometrash.

Pamjet televizive treguan një shpërthim të vogël e më pas objekti fluturues “spiun” ishte në rënie të lirë drejt ujit. Avionë ushtarakë amerikanë fluturonin në afërsi të tij, ndërsa anijet qëndruan në gatishmëri për operacionin e nxjerrjes së mbetjeve të balonës nga ujërat e oqeanit Atlantik. Përkohësisht, Administrata Federale e Aviacionit mbylli hapësirën ajrore mbi vijat bregdetare të Karolinës së Veriut e asaj të Jugut, përfshirë aeroportet në Charleston e Myrtle Beach. Roja Bregdetare këshilloi mjetet lundruese të largoheshin nga zona.

Përpara rrëzimit, presidenti amerikan, Joe Biden tha se “Shtetet e Bashkuara do të zgjidhin çështjen e balonës kineze”. Autoritetet amerikane e mbajtën nën monitorim. Dy ditë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se një tjetër balonë kineze u pikas në Amerikën Latine.

Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze dhe që po përdoret për përgjim.

Rastin e balonës kineze në territorin amerikan, zyrtarët në SHBA e quajtën “ngjarje të rëndë, në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar”.

Por, Kina këmbëngul se balona e cila përdorej për mbledhjen e të dhënave meteorologjike, kishte humbur kontrollin. Incidenti më i fundit detyroi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken të shtynte vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.

Arritëm në përfundimin se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet e përshtatshme për një vizitë konstruktive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE