Ky artikull është vetëm për ju që pas vaktit të darkës konsumoni mënjëherë një fixhan të madh me kafe!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky artikull është vetëm për ju që pas vaktit të darkës konsumoni mënjëherë një fixhan të madh me kafe!

Konsumimi i kafesë pas një vakti është një traditë për miliona njerëz në mbarë botën. Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, por për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin. Konsumimi i kësaj pije pas një darke familjare lë vend për më shumë biseda. Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti.

Për shembull, italianët preferojnë të pinë kapuçinon në mëngjes dhe kafenë në mbrëmje. Holandezët në mbrëmjë preferojnë të konsumojnë një gotë të vogël me qumësht, që përmban një sasi të vogël kafeje. Kjo ka për qëllim të ndihmojë me tretjen e ushqimit. Në Francë, pas darkës, kafeja e zezë zakonisht shërbehet me pak konjak.

Për ata që hanë në restorante dhe përpiqen të humbasin peshë, kafeja e zezë është një alternativë e mrekullueshme ndaj ëmbëlsirave të pasura me kalori. Kafeja është edhe një burim i pasur antioksidantësh, për të cilët besohet se ndihmojnë në reduktimin e peshës. Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha shkakton një rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Për ta kompensuar, trupi lëshon insulinë. Kjo nga ana tjetër bën që truri të rrisë prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues përgjegjës për gjumin.

Në këtë rast, konsumi i kafesë mund të ndihmojë në uljen e ndjesisë së përgjumjes që vjen pas një vakti të madh. Një nga çrregullimet më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë dhe të moshuarit është kapsllëku. Kafeina bën që muskujt e zorrëve të kontraktohen më shpesh.

Kjo ndihmon që mbetjet dhe ushqimi të lëvizin dhe të dalin nga sistemi tretës më shpejt. Sipas raporteve të Shoqatës Britanike të Kafesë, 2 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë. Megjithatë, mund të ketë disa efekte anësore, veçanërisht kur e pimë shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE