Më mirë vetëm se në një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk e themi ne por e thonë ekspertët!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më mirë vetëm se në një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk e themi ne por e thonë ekspertët!

Kohët e fundit shkencëtarët e kanë bërë publike faktin se është më mirë të rrini vetëm sesa me njeriun e gabuar. Ky studim është publikuar në revistën shkencore ‘Family Psychology’ dhe tregon se është më mirë të rrimë vetëm sesa në një lidhje të keqe, duke qenë se lidhjet janë fuqimisht të ndërlidhura me shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Para se të arrijnë në këtë përfundim, hulumtuesit në Universitetin e Buffalos në New York kanë kaluar dy vite duke studiuar jetët e të rinjve që ishin në lidhje serioze. Nuk ka rëndësi a ka qenë martesë apo thjesht lidhje serioze, për shkak se të dyja prej tyre ndikojnë njësoj në shëndetin tonë.

Shumica prej nesh besojmë se është më mirë të dalim me dikë, edhe nëse nuk ndihemi krejtësisht të lumtur me të, për shkak se nuk duam të ndihemi të vetmuar. Sidoqoftë, mësohet se një gjë e tillë ka ndikim negativ në shëndetin tonë. Për këtë arsye, studiuesit rekomandojnë të keni kujdes se me kë zgjidhni të martoheni apo të jeni në një lidhje serioze, pasi kjo mund t’ju përcaktojë të ardhmen e shëndetit tuaj mendor dhe fizik.

Sipas një studimi të publikuar në internet në revistën BMJ Open Diabetes Research & Care, njerëzit që jetojnë me një partner kanë një mundësi më të lartë për të qenë të shëndetshëm për sa i përket mbajtjes së niveleve më të ulëta të sheqerit në gjak, pavarësisht se sa miqësore apo luftarake është marrëdhënia e tyre. Sipas studiuesve, të kesh një bashkëshort ose partner që bashkëjeton mund të jetë një marrëdhënie dhe burim i rëndësishëm mbështetjeje sociale dhe kjo ndikon edhe në shëndetin e tyre deri në fund të jetës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE