Meta: Ka 3 javë që nuk vjen në Parlament, Rama bën të japë dorëheqjen menjëherë
vovalbania
February 11, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen. “Bën mirë ta japë sa më parë.
Një kryeministër që i shmanget Parlamentit prej 3 javësh është i dorëhequr tashmë”, tha Meta teksa dilte nga selia e Partisë së Lirisë për t’iu drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
I pyetur rreth publikimit të një fotografie ku ai shfaqet në një tavolinë me Agron Nezën, njeriun që akuzohet se i ka dhënë një shumë të majme parash ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, Meta tha: “Asgjë nuk e shpëton korruptuesin e McGonigal”.