Ronaldo përplaset me motrën e Oltës: Ti po njihesh nga motra me të cilën nuk flet

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo përplaset me motrën e Oltës: Ti po njihesh nga motra me të cilën nuk flet

Ronaldo Sharka pati një raport me ulje-ngritje me Olta Gixharin në “Big Brother VIP”, por para daljes së tij ata patën debate të forta.

Ditën e sotme gazetari është përplasur edhe me motrën e saj Gerta Gixharin teksa të dy ishin të ftuar në “E Die”. Moderatori iu drejtua asaj duke i thënë se njihet vetëm nga motra e saj, Olta. Ndërsa Greta u shpreh se në fakt Ronaldo njihet nga “BBV”, kurse ajo ishte një gazetare e njohur.

“Ti si emër, të paktën në syrin tim, nuk je njohur si komentuese e “Big Brother”. Ti je njohur si motra e Oltës dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe. Ti po njihesh nga motra me të cilën nuk flet. Është turp mos ta kesh motrën as në Instagram,”-u shpreh Ronaldo.

Gerta u përgjigj duke thënë se është më e njohur se Ronaldo.

“Unë më e njohur se ti jam dhe kjo nuk ka diskutim. Ti je njohur nga “Big Brother”. Unë jam njohur si gazetare dhe profesioniste gjithë kohën,”-shtoi Gixhari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE