Arbana shtrihet në tokë nga të qeshurat në mes të studios, Olta puthet me Luizin
vovalbania
February 15, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e Shën Valentinit është mbyllur në shtëpinë e Big Brother sërish me puthje, në një lojë të organizuar me makarona, e cila ka shkaktuar shumë të qeshura për shkak të çifteve që u krijuan nga zgjedhja e goglave prej tyre.
Një nga çiftet e para që u krijua për lojën ishte Kiara dhe Olta, që zgjodhën ta bënin lojën duke u kërkuar falje partnerëve të tyre, konkretisht Dorit dhe Kiarës.
Ndërsa shumë të qeshura ka shkaktuar reagimi i Armaldos kur pa se tek goglat i kishte rënë emri i Valbonës. Edhe ky çift e realizoi lojën, por jo duke arritur të preknin buzët.
Në një moment, Kiara u pa të ndihej e bezdisur nga zgjedhja që bëri Luizi me Oltën për ta bërë lojën.