Cristiano Ronaldo nuk do ndihet aspak krenarë për këtë deklaratë të Georina Rodriguez!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cristiano Ronaldo nuk do ndihet aspak krenarë për këtë deklaratë të Georina Rodriguez!

Së fundmi partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar disa detaje intime të yllit portugez. Modelja e famshme ka ndarë një pasqyrë të përditshmërisë së saj me futbollistin 38-vjeçar. Sipas Sportweek, Cristiano Ronaldo nuk hyn në kuzhinë për asgjë në botë. Bukuroshja u shpreh në një intervistë se:

Cristiano është një super baba dhe burri më i mirë që mund të ëndërroja por ai nuk gatuan. Pas stërvitjes gjatë gjithë mëngjesit, ai kërkon të gjejë një pjatë të ngrohtë me ushqim të përgatitur me dashuri. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj edhe unë.

Rikujtojmë se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bashkë që nga viti 2016, pas takimit në dyqanin Gucci ku modelja punonte. Së fundmi një avokat në Las Vegas është gjobitur me 335 mijë dollarë pasi kërkoi nga gjykatat amerikane që të detyronin Ronaldon të paguante miliona dollarë, më shumë se 375 mijë dollarë që ai i pagoi një gruaje nga Nevada, e cila pretendoi se ylli portugez e përdhunoi në Las Vegas në vitin 2009.

Georgina Rodríguez është shprehur si rrallëherë më parë në një intervistë të fundit. Partnerja e Cristiano Ronaldo-s ka diskutuar të gjitha çështjet rreth personalitetit të saj. Ajo madje diskutoi edhe në lidhje me vdekjen e djalit të saj, gjë që e bëri vitin 2022 një periudhë kaq të vështirë për familjen e tyre. Modelja 29-vjeçare ka dy fëmijë me Ronaldon dhe do të lindte binjakë në prill, por njëri prej tyre, një djalë, ndërroi jetë gjatë lindjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE