Virtytet e banores më të re në “BBV” Ermiona Lekbello na i tregon miku i artistes, Ervin Kurti!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Ervin Kurti për të folur rreth fenomenit “Big Brother Vip”. Nëse Ervini do të ishte pjesë e BBV cilën strategji do të ndiqte? Çfarë opinioni ka Ervin Kurti për banorin më të ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Bledi Mane? Si e priti hyrjen e mikut të tij në lojë? Për më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, si e priti Ervini hyrjen e Ermiona Lekbellos?
E dija që do të hynte. Kur e takova i thash: “Ti në Big Brother?”, më tha që ‘po, do e provojë’. Ermiona është e lirshme, e çiltër, artiste, vëllai i saj është futbollist i njohur, ka një familje me vlera të mëdha, ka takuar shumë persaonazhe të njohur të showbiz-it. Edhe me mua që më ka mik ashtu flet. Në momentin që e mendon diçka ta thotë në sy dhe të jep argumenta për atë që thotë. Nuk ka frikë, do të respektojë figurën e tjetrit dhe nuk do të mërzisë veten. Mendoj se do të krijojë debat me atë që e ‘shkel’. Ka pasur debate me Oltën, Dean dhe do të kenë derisa të njohin karakteret e njëra-tjetrës.
Kush nga banorët po gabon në lojën e tij sipas Ervinit?
Unë në fakt do t’i bëja një shkundje të fortë Pirro Beatit, Nitës, Tan Brahimit dhe Diolës. Janë në një gjumë letargjik.
Cilët banorë mendon Kurti se janë të rrezikuar për t’u eliminuar këtë të shtunë?
Mendoj se Nita, sikur e ka dhënë maksimumin e saj. E shoh të përhumbur.