Kontrabandë me mallrat, aksion në Portin Vlorë/Sekuestrohen ilaçe e pesticide të ndaluara!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kontrabandë me mallrat, aksion në Portin Vlorë/Sekuestrohen ilaçe e pesticide të ndaluara!

Aksion kundër kontrabandës në Portin e Vlorës, pranga një 32-vjeçari nga Lushnja, me precedentë të mëparshëm penalë. Në furgonin që drejtonte u gjetën mallra pa faturë blerjeje, përfshirë medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide e shishe vere. Makina u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Policia Kufitare e Portit të Vlorës ka goditur një tjetër rast të kontrabandës së llojeve të ndryshme të mallrave.

Policia ka sekuestruar një sasi medikamentesh mjekësore, lendë e ndaluar pesticide dhe shishe me verë, teksa ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit që tentoi t’i kontrabandonte në vendin tonë.

32-vjeçari që drejtonte automjetin ishte shtetas me precedentë të mëparshëm penalë. Policia e Shtetit njoftoi sot se shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, furgonin me drejtues shtetasin E. Ç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë furgon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE