“Unë gatuaj, ata shohin…” Afërdita Dreshaj ndan me ne pamjen më të ëmbël të saj!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Unë gatuaj, ata shohin…” Afërdita Dreshaj ndan me ne pamjen më të ëmbël të saj!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/02//une-gatuaj-ata-shohin-aferdita-dreshaj-ndan-me-ne-pamjen-me-te-embel-te-saj.jpeg)
Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak më parë ka treguar pamjen më të ëmbël nga kuzhina ku na ka treguar dy djemtë e jetës së saj, partnerin dhe të birin të cilët e shohin ndërkohë që Afërdita gatuan për ta.
Unë gatuaj, ata shohin.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale e së fundmi na ka treguar ndryshimin më të ri që ka bërë në ‘look-un’ e saj, pikërisht te flokët. Modelen nuk do ta shohim më me flokët e saj bjonde si jemi mësuar tanimë prej kohësh, por në ngjyrën kafe. Me shaka ajo ka treguar se partneri i saj nuk është dakord për këtë ndryshim, por ai e njeh Afërditën dhe e di që gjithsesi ajo do t’i bënte.