Tea e pranon për herë të parë: Luizi më pëlqente shumë, do kishim krijuar diçka bashkë

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tea e pranon për herë të parë: Luizi më pëlqente shumë, do kishim krijuar diçka bashkë

Tea Trifoni pranoi atë që të gjithë e kishim kuptuar, pëlqimin e saj për Luiz Ejllin. U desh të eleminohej nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, të kalonin disa ditë, e më pas të pranonte se ka pasur pëlqim për Luizin, konkurrentin me të cilin kishte raport të mirë në fillim por jo aq të mirë në fund.

‘Më pëlqente shumë’- tha sot Tea teksa ishte e ftuar në një nga rubrikat e ‘E Diell’.

Ajo pranoi se mund të kishte krijuar diçka më shumë mes tyre mirëpo ofendimet e bëra nga ana e tij, bënë që ‘gjëja’ të mos funksiononte.

‘Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka.’

Kujtojmë se edhe Luizi ka bërë saktësisht të njëjtën deklaratë, shumë kohë më parë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka thënë se nëse në shtëpi nuk do të ishte Kiara, me siguri do të ishte çift me Tean. Mirëpo kjo nuk funksionoi pasi debatet e shumta mes tyre krijuan përçarje.

Luizi i ka thënë Teas se djemtë që kanë dalë me të nuk kanë pasur shije. Nga ana tjetër Tea iu kundërpërgjigj duke i thënë “nuk ke b*thë të matesh me mua”. Gjatë një edicioni ‘Prime’, teksa të dy ishin pranë njëri-tjetrit, në ekran u transmetuan disa klipe nga dhoma e rrëfimit ku disa komente të bëra nga Luizi shkaktuan një debat të fortë live.

“Ajo për madhësi b*the ma merr e pranoj edhe për peshë. Për guxim e kurajo ajo duhet me marr shumë kile silikon për m’i vendos siç i ka vendos dhe në vende tjera. Nata e parë që e pashë gati na mbyti me atë gjoks. Merita e saj? Kam qenë te “Përputhen”. Aman”, ishte shprehur Luizi.

Pas kësaj deklarate, marrëdhënia e Teas dhe Luizit nuk ishte më si më parë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE