Një nominim ndryshe në Big Brother VIP Albania, Valbona merr vendimin e papritur
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Nominimet e mbrëmjes së djeshme kanë qenë mjaft të vecanta. Valbona është zgjedhur lidere e shtëpisë e përvec kësaj ka dhe një avantazh nga Vëllai i Madh. Valbona ka filluar zinxhirin e shpëtimit dhe 3 banorët në fund të zinxhirit ishin Olta, Kristi dhe Dea Mishel e avantazhi i Valbonës ishte që të zëvendësonte 2 nga banorët me 2 banorë të tjerë ose të shtonte në nominim 2 banorë të tjerë. Vendimi i Valbonës ishte të shtonte në nominim Armaldon dhe Tanin.
Ka nisur me zhvillime të shumta spektakli mbrëmjen e sotme. Teksa fjalën e ka marr menjëherë Bledi, i cili ka deklaruar e papritur me vullnet të plotë se sot do të dëshironte të linte shtëpinë duke e bërë këtë si një dhuratë për Kiarën. Arsyeja është se nuk dëshiron që nëse publiku do të eleminonte Kiarën, çifti do të ndahej. Pas shumë arsyetimeve dhe shpjegimeve, Bledi mori vendimin final dhe është larguar përfundimisht nga shtëpia.