Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me motin në vendin tonë
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me motin në vendin tonë](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/03//keni-bere-plane-per-fundjave-mesoni-se-cfare-ndodh-me-motin-ne-vendin-tone.png)
Moti për këtë fundjavë do të jetë me reshje shiu dhe me vranësira të dendura.
Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut pritet të jenë të hërëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjte e do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.
Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.