Tronditëse/ “Më ngriti fundin dhe…”, 22-vjeçarja denoncon kushëririn në Polici: Kur u zgjova ndjeva…
Një vajzë 22-vjeçare në Greqi ka bërë kallëzim në Polici se është përdhunuar nga kushëriri i saj 26-vjeçar. Protothema shkruan se e reja është abuzuar seksualisht në tualetin e një klubi të njohur në Selanik.
Sipas denoncimit të bërë në Komisariat, vajza, teksa ndodhej në klub mbrëmjen e së shtunës, ka shkuar në tualet së bashku me kushëririn dhe në një moment, ajo ka treguar se ai i ka ngritur fundin dhe ka abuzuar me të.
Sipas denoncimit, vajza ka deklaruar se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe nuk i mban mend saktësisht se si kanë rrjedhur ngjarjet.
Sipas saj, kur u zgjua në mëngjes në banesën e saj, ka ndjerë dhimbje të forta në organet gjenitale dhe anus dhe kuptoi se ishte përdhunuar nga kushëriri i saj.
Mësohet se pas kallëzimit që ajo ka bërë, është caktuar një psikolog për të biseduar me të renë, është kryer ekspertiza mjeko-ligjore dhe janë marrë rrobat që ajo kishte veshur mbrëmjen e së shtunës për të parë nëse mund të gjenden gjurmë ADN-je.
Në të njëjtën kohë, policia ka sekuestruar video nga klubi, brenda dhe jashtë tij, për të parë saktësisht se çfarë ka ndodhur.
26-vjeçari i dyshuar si autor i përdhunimit, nuk është arrestuar nga policia.