Shuhet në moshën 41-vjeçare ylli i ‘Pop Idol’, Darius Campbell Danesh!

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet papritur nga jeta në moshën 41-vjeçare ylli i ‘Pop Idol’, Darius Campbell Danesh!

Këngëtari dhe aktori Darius Campbell Danesh, i njohur për shfaqjet e talenteve të ‘ITV Popstars’ dhe ‘Pop Idol’, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. ‘The Gardian’ shkruan se Danesh u gjend i vdekur në Minesota, SHBA, më 11 gusht, por shkaku i vdekjes mbetet ende i panjohur. Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët:

Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Darius Campbell Danesh.

Darius u gjend pa jetë në shtrat në dhomë në apartamentin e tij, në Rochester, Minesota, më 11 gusht dhe u shpall i vdekur pasdite nga zyra e ekzaminimeve mjekësore lokale. Policia vendore ka konfirmuar se nuk ka pasur shenja të dyshimta gjatë ekzaminimit. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së papritur, ndërkohë që vijojnë ekzaminimet mjekësore.

“Kërkojmë që të respektoni me dashamirësi privatësinë tonë në këtë moment, ndërkohë që pajtohemi me humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tonë”,- thuhet më tej në deklaratën e familjarëve. Kantautori dhe aktori ka lindur në Glasgow nga një nënë skoceze dhe baba iranian. Ai bëri debutimin e famshmëm në shfaqjen e talenteve novatore të ‘ITV Popstars’, në 2001, me një interpretim teatral të ‘Baby One More Time’ të Britney Spears.

Një vit më vonë, ai u shfaq në ‘Pop Idol’, duke u renditur i treti pas Will Young dhe Gareth Gates, në një finale që u ndoq nga më shumë se 13 milionë njerëz. Ngushëllime për Danesh pati menjëherë edhe nga personazhe të njohur, duke përfshirë këngëtarin dhe prezantuesin Rylan Clark, i cili po ashtu u bë i famshëm në ‘X Factor’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE