E quajti nënën e fëmijëve të tij, por i kërkoi ndarjen! Çfarë po përgatit Luizi për Kiarën, zbardhen detajet e surprizës
Këngëtari Luiz Ejlli ka habitur jo pak fansat, por edhe banorët, teksa është distancuar nga partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën nisi një histori dashurie në BBV.
Qëndrimi i ftohtë i këngëtarit ndaj Kiarës është vënë re edhe nga vetë moderatorja, e cila herë pas here e ka pyetur nëse ka ndonjë shqetësim por është përballur me “indiferentizmin e tij”.
Por duket se pas kësaj, qëndron një rreng i Luiz Ejllit i cili po përgatit propozimin për martesë për Kiara Titon. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.
Këngëtari deklaroi se “do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më. Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të së vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen. Besoj me aq sa e kemi respektuar njëritjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, tha ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.
Por në fund, këngëtari la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores dhe theksoi “po luaj me zjarrin”.
“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luiz Ejlli. Prej disa javësh, artisti ka bërë plane për t’i propozuar për martesë Kiarës. Duket se tashmë është gjithçka gati, që Luizi t’i propozojë për martesë të dashurës së tij, pikërisht në spektaklin e sotëm.
Edhe vetë dy kanalet e “Digitalb” kanë bërë me dije se nesër gjatë spektaklit, një surprizë e madhe është rezervuar. Mesa duket Luizi ka vendosur që e gjithë historia e tyre të zhvillohet mes syve të miliona shikuesve, përfshirë këtu edhe propozimin për martesë.
Megjithatë, ky propozim është diskutuar shumë mes tyre. Duke menduar se ku do i propozojë, Kiara i tha Luizit se e sfidon t’i propozojë në “Myslym Shyr”, duke premtuar se nuk do qeshë.
“Vërtetë, si e do propozimin, të të ulem në gjunjë me unazë? Në Shqipëri? Në ‘Myslym Shyr’ në trotuar, në dhomë të gjumit, në sallon, ballkon…Ku moj? Në Paris?”.
Por duket se loja e “Big Brother”, mund të mirëpres edhe një propozim romantik për martesë, pasi Luizi po e mendon seriozisht, madje edhe shpeshherë ka shkuar në dhomë të rrëfimit të konsultohet me produksionin. Por nga ana tjetër, loja për të është komplikuar jo pak. Luizi është konfuzuar rreth situatës së krijuar me Efin.
Ai i tha Kiarës se kohëve të fundit ka pasur banorët afër vetes, e ndërsa tani të gjithë i ka kundër. Luizi tha se me zënkën e Efit, çdo gjë është duke ecur mbrapsht dhe se tani nuk po di si të luajë. Ai tha se duke u marrë me të për ta çuar në finale, është duke humbur lojën e tij. Kiara i kërkoi që mos ta llogarisë atë, por të bëjë lojën e tij duke ecur para.
Por, Luizi i tha se ajo u bë “sebepi” që tani ka gjithë shtëpinë kundër, por pavarësisht kësaj nuk ka se çfarë të bëjë ndryshe për momentin. Luiz Ejlli është shprehur se nëse nuk del finalist do të largohet nga shtëpia e “Big Brother”. Teksa po bisedonte me Krist Aliajn dhe Dea Mishel, këngëtari tha se do e linte lojën nëse kjo e fundit del finalistja e parë.
E pyetur nga Dea se pse do e bënte një gjë të tillë, Luizi u shpreh se “e sheh të dobët” atë. Megjithatë, Kiara duket shumë e prekur nga e gjithë situata. Duke mos e ditur që gjithçka që po përgatitet është një surprizë e madhe, ajo i ka thënë Luizit se është lënduar nga kjo situatë, duke ia vështirësuar edhe më shumë misionin sekret këngëtarit.
“Se një person që të thotë ‘ti je nëna e fëmijëve të mi, si ty nuk kam dashur kurrë asnjë’, edhe një ditë të bukur zgjohet edhe thotë ‘kam mbledhur dhe nuk di ça të mendoj’. Por po të them një gjë ‘për shpirt të Rajanit dhe Arbit, të dua shumë’ dhe kaq. Të tjerat do i kuptosh me kohën. Për shpirt të dy njerëzve që dua më shumë në këtë botë. Mos dysho kurrë se ça ndjej unë për ty dhe ça bëj unë për ty, kurrë. Më ke thënë se çdo gjë këtu brenda është lojë, përveç teje dhe këtë gjë kam besuar dhe vazhdoj ta besoj. Mos bëj të pendohem për gjërat që kam bërë, të lutem”.
Ajo iu rikthye garës rreth 3 javë ma parë. Pasi “u çmallën”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i janë rikthyer debateve në “Big Brother Vip.”Shkak i debatit të fundit mes çiftit, është bër modelja Jori Delli. Kjo e fundit po bënte dush njëkohësisht me Luizin, i cili nuk i kurseu batutat ndaj saj.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës, e cila fillimisht kaloi në ambientet e tualetit duke i folur me ironi Luizit. Më pas biseda vijoi në dhomën e gjumit, ku Luizi pretendoi se kjo ishte një lojë e tij, ndërsa Kiara e paralajmëroi që “të mos tejkalojë limitet”.
“Po luaj more Luiz, por ti e di që çdo gjë e ka një limit. Luaj patjetër, por ti e di shumë mirë kur unë ndjehem keq, nuk ka të bëjë me lojën. Ku ishte loja këtu. Nuk po të thotë njeri mos luaj, madje unë po rri po duroj këtu dhe nuk po të them asnjë lloj gjëje. Por ti e di shumë mirë që ca gjëra kanë ca limite që në syrin tim nuk mund të tejkalohen. Për aq kohë sa unë kam rëndësi për ty, besoj që edhe ajo gjë duhet të ketë rëndësi”, u shpreh moderatorja.
E në mes tensioneve të krijuara mes tyre, Luizi e ka vendosur që dasma me Kiarën do të jetë e shpejt, ndaj edhe për të vijuar me romanticitetin që ka treguar ndaj moderatores, ka vendosur që propozimin për martesë t’ia bëjë brenda “Big Brother”. Faktor, ky që do ta favorizojë edhe në garën e tij, por edhe të moderatores.