Zhaklin Lekatari tregon se çfarë i ndodhi dhe përse u detyrua ta thërrasë policinë
Gazetarja e njohur dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”.
Ajo ka sqaruar se fansat e Luiz Ejllit nuk i kanë dëmtuar makinën. Madje sipas saj, makina e dëmtuar nuk ka qenë e saj por e një djali të fruta perimeve aty.
“Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë.
Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit”, tregoi Lekatari.