Gruaja me gojën më të madhe në botë tregon për komentet që merr nga njerëzit
Një grua me “gojën më të madhe në botë” tregoi për komentet që merr nga njerëzit e tjerë.
Samantha Ramsdell njihet nga Guinness si gruaja me gojën më të madhe në botë, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, 33-vjeçarja pretendon se është në gjendje të zë një sanduiç, 22 ‘marshmallows’ dhe një mollë të tërë në gojën e saj.
Goja e saj mund të hapet deri në 6.52 centimetra.
Njerëzit sipas saj kanë shprehur edhe komentet për sa i përket madhësisë së gojës.
“Më pyesin: ‘çfarë nuk shkon me fytyrën tënde?”, është një ndër pyetjet që thuhet se i kanë bërë.
“Isha e pasigurt, dhe gjithmonë kisha grim në buzë për ta bërë gojën të dukej më e vogël”, potencoi ajo.
“Tani, njerëzit më thonë se jam e shëmtuar dhe e neveritshme çdo ditë, si dhe pyesin: “A është ky një filtër?”.
Por ka disa prej atyre komenteve mjaft interesante që kishte marrë nga njerëzit. Njëri i kishte thënë se dentisti me siguri të adhuron.
Një tjetër i tha se me siguri i dashuri yt është personi më i lumtur me ty.