Parashikimi i motit/ Vranësirat do të jenë dominuese, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut
Sipas MeteoAlb: Do të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë reshje do të jenë më të dukshme. Parashikohet që në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të mbetet vendi ynë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e saj deri vonë pasdite kur priten shtim i vranësirave KU më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.
Maqedonia e Veriut
Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara shiu në zonat Jugperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qendre Ciklonare ne detin e balltikut me ndikim deri në verilindje të Europës do të sjellë në këto rajone vranësira dhe reshje të dendura shiu. Po ashtu; me vranësira dhe shira paraqitet mbretëria e bashkuar si edhe gadishulli i Ballkanit POR intensiteti i tyre do të jetë i dobët. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontientitEuropian do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ekalimtare.