“Çadra 5 mijë lekë”- Borshi, mrekullia e bregdetit shqiptar që ka “ngelur” në vitin 2021 me çmimet! Çfarë duhet të dini

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çadra 5 mijë lekë”- Borshi, mrekullia e bregdetit shqiptar që ka “ngelur” në vitin 2021 me çmimet! Çfarë duhet të dini

I konsideruar si perla e Jugut, shumë pranë Himarës ndodhet fshati turistik i Borshit.

Me një bregdet me ujin si kristali prej vitesh Borshi josh turistët vendas dhe ata të huaj që zgjedhin qetësinë për të pushuar.

Teksa shumica e zonave bregdetare këtë vit u përfshinë në rritjen e çmimeve e kundërta ndodhi në plazhin e Borshit.

Që në hyrje të rrugës që të fut në fshatin turistik duken tabelat e vendosur nga personat që kujdesen për vijën bregdetare ku shkruan “Çadra 5 mijë lekë”.

Përballë ndodhet hoteli që mban emrin e fshatit “Hotel Borshi” që merr vëmendjen e turistëve që kanë zgjedhur këtë zonë për të pushuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hotel Borshi (@hotelborshi)

Hapësira e tij është mjaft e madhe ndërsa në sy bie shërbimi për klientët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, me kuriozitetin se çfarë do të ofrojnë për ta këtë vit.

Shumë pranë tij shtrihet edhe pedonalja në dy anët e së cilës ka ambiente argëtimi për të gjitha moshat që pasi kanë marrë rrezet e ngrohta të gushtit zgjedhin të bëjnë një shëtitje nën dritën e hënës.

Një pjesë e tyre janë pushues besnikë që nuk e ndërrojnë asnjë vit destinacionin e tyre.

Thonë që kur ndodhen në Borsh shkëputen nga rutina e tyre e përditshme dhe duan që pushimet të zgjasin më shumë.

Çmimet e larta nuk kanë prekur as lokalet të cilat ofrojnë pije dhe ushqime me kosto thuajse njësoj si një vit më parë. Gjatë shëtitjes së mbrëmjes të kap veshi biseda në gjuhë të ndryshme të botës.

Ndërsa ajo që të bie në sy është se në plazhi privat, pushuesit marrin me vete ushqime.

Askush nuk qëndron në hyrje të plazhit të kontrolluar çantat ndërsa pak metra më tutje shtrihet një hapësirë boshe ku banorët e zonës apo pushues të ndryshëm mund të vendosin një çadër pa qenë nevoja të paguajnë./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE