Aksident në koncertin e Luizit? Tan Brahimi shfaqet me sy të nxirë dhe zbulon si qëndron e vërteta
Tan Brahimi zgjodhi emisionin ‘Glamour Zone’, për të dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.
Ai vendosi tu përgjigjej të gjitha pyetjeve ngacmuese të moderatores Ester Bylyku, një ndër të cilat lidhej dhe me një aksident që kishte ndodhur pak dite më parë, por mbeti enigmë për publikun.
Aktori i humorit, përgënjeshtroi se kjo ndodhi në koncertin e Luiz Ejllit në Kosovë.
Ester Bylyku: Je përfolur shumë në portale kohët e fundit për një aksident që të ka ndodhur gjatë qëndrimit tënd në Kosovë, e më konkretisht në koncertin e Luizit. Madje po të shoh edhe syrin e nxirë. Çfarë ka ndodhur?
Tan Brahimi: Natën e daljes nga Big Brother dola me shoqërinë dhe konsuamuam alkool, por unë nuk pi asnjëherë. Mua më rrëshkiqi këmba, më doli shpatulla nga vendi, u nxita te syri dhe një pjesë e krahut. Kjo ndodhi përpara se të shkoja në Kosovë. Dua të sqaroj se në koncertin e Luizit, shkova sepse më ftoi klubi ku ai këndonte. Isha me familjen. Njerëzit u afruan për foto dhe ma dhanë dorën shumë fort, më doli prap shpatulla nga vendi. Mu desh të shkoja në spitalin e Kosovës, dhe postova një foto me humor.