Gabimi që po bëjmë të gjithë kur hamë ëmbëlsira! Ja se kur duhet të konsumohen!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gabimi që po bëjmë të gjithë kur hamë ëmbëlsira! Ja se kur duhet të konsumohen!

Edhe pse shumë nuk mund të rezistojnë, një ‘llastim’ ndaj vetes pas darkës mund të kontribuojë në refluksin acidik, urthin, stomakun e rënduar ose thjesht gjumin e dobët nëse hani diçka të ëmbël menjëherë para gjumit Pas drekës ose darkës, zakonisht dëshirojmë disa ëmbëlsira.

Më së shumti është një rregull i pashkruar, që pasi kemi ngrënë vaktin kryesor, të shërbejmë një ëmbëlsirë. Megjithatë, a është kjo koha e duhur për të shtuar karbohidrate? Su-Elen Anderson-Haines, dietologe, thotë se:

Nevojiten rreth një deri në dy orë për të tretur karbohidratet. Nëse shtoni më shumë komponentë si proteina dhe yndyra, rritni kohën e tretjes. Shumica e ëmbëlsirave përmbajnë sasi të mëdha yndyrash dhe karbohidratesh.

Nëse ju është thënë ndonjëherë të prisni para se të hani një porcion tjetër ose të hani ëmbëlsirë, ka një arsye të bazuar në hulumtime, trurit i duhen rreth 20 minuta për të regjistruar ngopjen. Dietologia vijon:

Mund të duhet pak kohë që stomaku ynë të komunikojë me trurin tonë për të kuptuar se jemi të ngopur, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të hani ëmbëlsirë menjëherë pas vaktit. Megjithatë, nëse shpesh nuk ndiheni mirë ose në siklet të ngopur pas ëmbëlsirës, këshillohet të prisni.

Sheqeri është një lëndë ushqimore që e konsumojnë çdo ditë pasi gjendet në kafe, në çokollatë etj. Mirëpo, një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i sheqerit është i njëjtë me përdorimin e disa lloje drogërash. Konsumimi i sheqerit dhe abuzimi me drogën i ndryshojnë qelizat e trurit në mënyrë pothuajse të njëjtë.

Dëshira për ushqime specifike para dhe gjatë menstruacioneve është një përvojë e zakonshme. Ju ndoshta keni pasur mall për ëmbëlsira gjatë menstruacioneve ose njihni dikë që zakonisht e bën këtë. Gratë mund të dëshirojnë ëmbëlsirat gjatë periudhës së tyre për një sërë arsyesh, nga ndryshimet në sheqerin në gjak ose hormone, deri te nivelet e ulëta të disa lëndëve ushqyese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE