Efekti “Luiz-Kiara”, numër i lartë kërkesash për fustanin e moderatores. Ja sa shkon çmimi

vovalbania June 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Efekti “Luiz-Kiara”, numër i lartë kërkesash për fustanin e moderatores. Ja sa shkon çmimi

Dasma e Kiarës dhe Luizit në finale e Big Brother Vip, u kthye në një ngjarjet më të komentuara në edicionin e dytë të këtij formati.

Ceremonia u zhvillua në tarracën e bashkisë së Tiranës, me prezencën e miqve dhe familjarëve kryesisht të moderatores. Ajo që ra në sy në look-un e nuses ishte detaji i personalizuar në fustanin e saj me emrat e saj dhe të Luizit mbi vello, shkruan Vip Magazine.

Por thuajse një muaj nga dasma e komentuar aq shumë, jehona e dasmës nuk është shuar. Për shumë çifte të reja, muzika e vallëzimit të tyre është kthyer në hit të preferuar.

Vip Magazine ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me fustanin e nusërisë që moderatorja veshi në ditën e tyre speciale.

Kërkesat për ta marrë me qira fustanin janë rritur nga vajzat e reja që kanë vendosur të shkojnë këtë verë drejt altarit. Çmimi i qirasë së fustanit për një ceremoni martesore, shkon deri në 1800 euro.

Ditën e djeshme, Luizi publikoi dedikimin e dytë muzikor për Kiarën, titulluar “Përjetësisht”. Teksti nuk është shkuar nga këngëtari, megjithatë mbart fjalë që ai shpesh i ka dedikuar partneres së tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip.

Dyshja do të vijojë të mbetet mjaft e angazhuar përgjatë verës. Luizi ka një axhendë shumë të ngjeshur me koncerte brenda dhe jashtë vendit, ku në të shumtën e rasteve do të jetë i shoqëruar nga partnerja e tij. Ai do të luajë edhe një film, histori dashurie që është produksion i Top Channel.

Nga ana tjetër, Vip Magazine ka mësuar ekskluzivisht se Kiarës do i besohet drejtimi i programit “Kepi i Tundimeve”, i cili do të vijë në edicionin e dytë të tij në ekranin e Top Channel, por këtë herë i konceptuar tërësisht ndryshe. /Vip Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE