“Kishte pasur lidhje me një tjetër zyrtar që vdiq”/ Gazetarja ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin që ndiqte vajza
Vajza e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, raportohet se ka pasur lidhje me zyrtar shtetëror dhe më parë.
Kështu ka deklaruar gazetarja Glidona Daci e cila thekson se historia më jetëgjatë e vajzës është 3 muaj. Madje, shton Daci, zyrtari shtetëror me të cilin vajza kishte pasur një romancë më herët kishte ndërruar jetë disa muaj pas ndarjes.
Glidona Daci: Në informacionet që unë kam, vajza në fjalë marrëdhëniet që i kishte me personat derisa të krijonte raportin e besimit janë deri në 3 muaj. Të paktën në një rast të mëhershëm të disa viteve më parë kështu ka funksionuar.
-E njëjta? Po me një zyrtar shtetëror?
Glidona Daci: Po me një zyrtar shtetëror, i cili fatkeqësisht disa muaj më vonë ndërroi jetë. Kështuqë në rastin konkret Prokuroria e Posaçme është fokusuar vetëm tek shkresa sepse i duhen dokumentacionet për të vërtetuar mënyrën si është bërë projekti. Janë disa bashki të tjera ku është depozituar po i njëjti projekt.