Plane për fundjavë? Kujdes, më parë njihuni me parashikimin e meteorologut Hakil Osmani

vovalbania June 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plane për fundjavë? Kujdes, më parë njihuni me parashikimin e meteorologut Hakil Osmani

Fundjava është para dhe me siguri shumë prej jush po planifikojnë ta kalojnë në bregdet , por për të shmangur çdo lloj të papriturat hidhni një sy motit.

Meteorologu Hakil Osmani paralajmëroi se gjatë fundjavës duke nisur nga pasditja e së shtunës dhe të dielës do të kemi shtim të vranësirave dhe prani të reshjeve të shiut thuajse në të gjithë vendin pa përjashtuar as bregdetin.

“Fundjavë e paqëndrueshme, edhe pse dita e sotme do të jetë në masa të qëndrueshme të motit, pritet që mesdita e së shtunës dhe dita e diel të jenë në masa të paqëndrueshme të kushteve atmosferike.

Pasditja e së shtunës por edhe gjatë paradites të ditës së diel pritet që të kemi reshje shiu jo vetëm në zonat malore e në ultësirën perëndimore por edhe një pjesë të mirë të bregdetit”, ka thënë ai.

Gjithashtu sipas meterologut edhe rajoni do të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku herë pas herë do të ketë prani të reshjeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE