Aleksandër Gjoka thumbon Dafina Zeqirin: “Hajde, hajde, çfarë turpi!”
Artisti i mirënjohur, Aleksandër Gjoka, është një nga themeluesit e shkollës rock në Shqipëri, të cilit pëlqen t’i thotë gjërat troç.
Jo rrallëherë postimet e tij janë bërë virale sepse ka prekur tema që ndoshta kolegët e tij s’guxojnë t’i përmendin.
Së fundmi, Sandri ka postuar një video në Instagram-in e tij ku shfaqet Dafina Zeqiri duke kënduar një nga hitet e saj me “playback”, duke u shprehur se performanca e saj është e turpshme për dikë që e quan veten “VIP”.
”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Ec aty VIP”-shkruan ai krah videos që ka provokuar komente të ndryshme.
Duke qenë se dy artistët lëvrojnë në rryma të ndryshme dhe i përkasin dy brezave të ndryshëm, nuk besojmë se Sandri e ka direkt me Dafinën, por me fenomenin dhe kakofoninë në të cilën ndodhet muzika shqiptare sot. Presim si do të reagojë këngëtarja kosovare.