Dafina Zeqiri reagon pas komenteve të Aleksandër Gjokës
vovalbania
July 22, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ditën e djeshme një postim thumbues i artistit Aleksandër Gjoka mori vëmendjen e publikut.
Në një postim në Instagram këngëtari kishte shpërndarë një video të Dafina Zeqirit duke kënduar me playback në një club, teksa kishte shkruar: “Hajde live hajde. Pu pu pu çfarë turpi! Ec aty VIP”.
E mesa duket Dafina nuk ia ka lënë mangët një përgjigje!
Këngëtarja ka postuar një video me mimikën e saj që duket e bezdisur nga fjalët e tepërta, me mbishkrimin: “M’tha, i thashë…Mos u shqetëso se ç’bëj unë; shqetësohu se pse ti bëhesh merak për atë që po bëj”.
Më pas, Dafina komentoi në postimin e saj: “Ju dua shumë-shumë të gjithëve. Ne e duam njëri-tjetrin, haha, kaq ka rëndësi. Sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për vete”.