Dyndje në portin e Durrësit, 11 mijë persona vetëm gjatë fundjavës

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyndje në portin e Durrësit, 11 mijë persona vetëm gjatë fundjavës

Mbi 11 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri përmes portit më të madh të Durrësit gjatë fundjavës, ndërsa 3300 të tjerë mbërritën paraditen e së hënës me 3 tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës.

Këto ditë porti i Durrësit po përballet me një fluks të madh udhëtarësh, kryesisht emigrantë dhe turistë nga vende të ndryshme që vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.

“Udhëtuam mirë, po patëm pak vonesë. Vijmë për pushime. Do të vizitojnë të gjithë bregun.”- tha turistja italiane.

“Tiranën së pari, pastaj në Sarandë, Ksamil, Vlorë e pak nga të gjitha. Pastaj mund të shkojmë edhe në Mal të Zi.”– tha turistja tjetër.

“Kemi qenë me pushime në Itali dhe tani jemi kthyer se jetojmë në Norvegji.”

“Në plazh në Velipojë sa të shkojmë. Atje do t’i kalojmë pushimet.”

32 sportele janë aktualisht në funksion të përpunimit të udhëtarëve me qëllim përballimin e fluksit të hyrje-daljeve përgjatë këtij sezoni veror.

Ndërkohë janë shtuar dhe masat e sigurisë dhe kontrollet për të luftuar çdo paligjshmëri, përfshirë dhe kontrabandën e mallrave në këtë pikë kufitare.

Që prej javës së kaluar, tragetet e linjave detare me shtetin fqinj, Italinë, po operojnë vatje-ardhje brenda ditës me qëllim përballimin e këtij fluksi që aktualisht është i përqendruar në hyrje.

Pesë ditët e fundit, kanë hyrë në vend nga ky port rreth 22 mijë e 500 persona dhe 7 mijë automjete.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE