Rama thërret Asamblenë e PS/ Priten ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama thërret Asamblenë e PS/ Priten ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe

Pasditja e të mërkurës e 26 korrikut 2023, ora 17:30, në Tiranë, do të gjejë të mbledhur Asamblesë Kombëtare të PS.

Në fjalën që pritet të mbajë krye-socialisti Edi Rama fokusi do të jetë përgjegjësia që lind prej fitores së thellë në lokalet e 14 majit.

Po ashtu me gjasë edhe të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës.

Burime nga PS i thanë Top Channel se nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama, të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe.

Drejtues të selisë rozë, kontaktuar prej Top Channel deklaruan, se e përjashtojnë hë për hë, mundësinë e shfrytëzimit të kësaj asambleje nga Edi Rama për ndryshime të mundshme shumë të përfolura në qeveri.

Kryeministri Edi Rama planifikon në datat 28-29 Korrik një takim dy ditor informal pune, me të gjithë ministrat, i cili planifikohet të mbahet në Tepelenë.

Gjithsesi ekziston precedenti që asambleja të shfrytëzohet nga kryetari i PS, për ndryshime në qeveri.

Nga Asambleja e Dhjetorit 2018, Rama ndryshoi pothuajse gjysmën e qeverisë sic ishin ministrat Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri dhe Lindita Nikolla.

Megjithatë Edi Rama ka treguar se di të surprizojë fort e të jetë i paparashikueshëm, kur vjen puna për ndryshime të kësaj natyre.

Thënë kjo, asambleja socialiste pritet të prodhojë jo një por shumë lajme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE