Erion Veliaj rrëfen ekskluzivisht për TAR detaje nga jeta private dhe puna si kryetar bashkie që nuk i kishit dëgjuar më parë!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Erion Veliaj rrëfen ekskluzivisht për TAR detaje nga jeta private dhe puna si kryetar bashkie që nuk i kishit dëgjuar më parë!

I ftuar këtë episod të fundit të ‘Pardon My French’ që ju ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit, çdo të mërkurë për dy orë (18:00-20:00) në drejtimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Padyshim një i ftuar shumë special, i cili gjeti kohën për një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio mes shumë punëve në shërbim të kryeqytetit.

A e dëgjon Top Albania Radio ‘lali Eri’?

Kur jam në fushatë edhe pse duket si periudha më e ngarkuar, jam më shumë në lëvizje dhe është koha kur dëgjoj më shumë radio. Në momentet më të veshtira jeni pranë meje.

Si është t’i rikthehet sot në rolin e ‘përmirësuesit’ të ‘Sami Frashërit’ dhe ‘Shkolla Kosova’ ku ka qenë edhe vetë student?

Në qoftë se njeriu do të kishte dy jetë, të gjitë do të donim të jetonim përgjithmonë ose të përsërisnim jetën. Po kjo hyn ndoshta në të vetmet punë që ti ke në një farë mënyre një rikthim të jetës tënde se ti do rikthehesh te gjithë ato stacione. Është e vetmja punë që ti, jo vetëm që ke kontakt me njerëzit në të gjitha stacionet e jetës nga lindja deri në largimin nga kjo jetë, por është edhe një mënyrë e të rikthyerit të jetës tënde. 

E nga eksperienca e tij në çerdhe, Veliaj na rrëfeu një episod të pakëndshëm që e kujton sot e kësaj dite.

Kur kam qenë në çerdhe, në gjumë po pastronin dhe ajo i pastronte mbi kokën time, pluhurat dhe i bie fotografia e Enverit. Mamaja ime mendoi se iku ky i pari. Isha mbuluar me gjak dhe ime më realisht mendoi se më humbi. Ti tani thua ‘uau, robi që ka në dorë ta rregullojë këtë realitet tani, jam unë’. Kur ti ke bërë lokalin te dera e shkollës në oborr, ti thua çdo gjë ka një masë, edhe halli e ka një masë.

E përtej rolit të tij si kryebashkiak, Veliaj ‘hap zemrën’ për TAR dhe rrëfen një tjetër ngjarje nga fëmijëria e tij.

 Prindërit i kam patur ushtarakë. Kur vdiq Enveri, prindërit e mi kanë qenë tre ditë në gatishmëri, nuk erdhi më mori njeri dhe kam ndejtur 3 ditë në kopsht. Kur u ktheva te Kopshti 18, pata kështu një film. Kështu që, kujtim interesant që të shoqëron gjithë jetën. 

Dashurinë e gjimnazit a e mban mend?

Histori të vogla sigurisht që ka patur, por nuk mund të them një histori të jetës. Në atë kohë njerëzit janë pak më të papërgjegjshëm dhe plus që gjimnazi krejt papritur u ngarkua shumë politikisht. Zeni shkonte aty, Fatos Nano ishte në burg, Berisha ishte në krye të vendit me ‘piramidat’. Prej këtyre dy pinjollëve të familjeve politike të asaj kohe, s’mund të them të kësaj kohe, shkolla ishte një hambar i ngarkuar politikisht. Kam bërë dhe unë ato prapësitë e mia në gjimnaz.

A janë pasionantë, romantikë tironsit apo ia kanë lënë vendit korçarëve dhe shkodranëve për t’i kënduar më shumë byrekut?

Jo, e para e punës dashuria kalon nga stomaku (qesh). 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE