Këshillat më të këqija që prindërit ju japin për financat tuaja!

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këshillat më të këqija që prindërit ju japin për financat tuaja!

Ju keni përjetuar një krizë financiare dhe prindërit ju japin këshilla se si të kurseni. Milioneri Matt Higgins ka zbuluar se cilat janë këshillat më të këqija financiare që japin prindërit.

“Keni gjithmonë një plan B”

Hulumtimet kanë treguar se vetëm duke menduar për planin B ju mban larg planit A dhe motivimit për ta realizuar atë. Nëse mbani në mendje se ekziston mundësia e dështimit, ju largoheni gjithnjë e më shumë nga suksesi.

“Mos kaloni kaq shumë kohë para ekranit”

Ekranet janë e ardhmja e punës, pra kaloni kohë në kompjuter për të mësuar gjëra të reja. Gjithçka që ju nevojitet është në ekranin tuaj.

“Puno për një kompani të madhe”

Njëherë e një kohë, fillimi i karrierës në një kompani të madhe ishte vërtet e dobishme. Në atë kohë, natyrisht, nuk kishte pushime masive nga puna dhe të punuarit në të njëjtin vend për 30 vjet ishte normale.

Tani, në vend që të shikoni emrin e kompanisë, shikoni pozicionin që do të merrni. Edhe nëse është një startup, do t’ju japë gjithçka që ju nevojitet.

“Bli një shtëpi”

Është më mirë të jetosh me qira dhe të kesh para se sa të paguash një shumë të madhe për një shtëpi në moshë të re duke marrë një kredi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE