Plagosja e 27 vjeçarit në Berat, policia: Ka refuzuar të japë shpjegime, dyshohet se është qëlluar me silenciator
Policia e Beratit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në këtë qytet, kur pasditen e djeshme, një 27-vjeçar ka shkuar vetë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi ka pasur një plagë arme zjarri në këmbë.
Sipas bluve të qytetit, Xhuljano Goga, 27-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Berat.
I riu ka përfunduar i plagosur rëndë në spital dhe ka refuzuar që të japë shpjegime për ngjarjen Goga dyshohet të jetë qëlluar me pistoletë me silenciator, pas s’janë dëgjuar të shtëna.
Reagimi i Policisë së Beratit:
“Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”