Efi bëhet nostalgjike, këndon këngën e famshme nga Big Brother Vip!
Mikela dhe Efi janë dy nga vajzat më të përfolura ne showbiz-in shqiptar. Ato kanë qënë pjesë e emisionit Për’puthen, ku u bënë shoqe. Kujtojmë së ato kanë qenë edhe pjesë e Big Brother Vip si një konkurrente e vetme. Por më vonë ato u ndanë duke patur mundësinë të votojnë veçmas. Meqjithatë miqësia e tyre vazhdoi dhe pas këtij vendimi që ato morën.
Mikela ka postuar në Instagramin e saj një InstaStory ku shfaqet mikesha e saj Efi duke kërcyer në tingujt e këngës së Elvanës “Xheloz”. Ajo në video ka shkruar:
Kush e këngon më mirë këtë këngë?
Ato në video duken shumë të lumtura dhe po shijojnë pushimet së bashku. Mikela ndan me fansat e saj çdo gjë nga jeta private. Kujtojmë se këtë këngë e ka kënduar Efi gajtë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku fitoi edhe konkursin në BBV.
Ndërkohë, në një InstaStory para pak kohësh Efi ka thënë se nuk do të tregojë më për ndjekësit e saj se ku do të shkojë me pushime dhe si po kalon sepse sa herë e bën diçka të tillë, ajo sëmuret. Megjithatë, duket se mikesha e saj Mikela nuk po e zbaton këtë dëshirë të Efit, teksa po i përditëson fansat me foto e video nga pushimet e tyre.