“Lamtumirë” marramendje! Sedilja më e mirë në aeroplan sipas një piloti!
Për ju që udhëtoni shpesh turbulencat në avion mund t’ju shkaktojnë probleme të ndryshme fizike, si marramendje dhe të përziera. Piloti 34-vjeçar Jimmy Nicholson nga Australia, ka ndarë me ju sekretin për më pak të përziera dhe marramendje në udhëtimin tuaj. Ai shprehet se:
Nëse zgjidhni pjesën e përparme të avionit, do të përjetoni më pak turbulenca dhe kështu do të keni një udhëtim më të rehatshëm. Përkundrazi, nëse jeni në fundin e saj, do t’i ndjeni më shumë. Aeroplani nuk do të bjerë nga qielli për shkak të turbulencave. Është diçka e bezdisshme që urojmë të jetë e shkurtër.
Në të njëjtën kohë, ai këshillon ata që përjetojnë të përziera gjatë një udhëtimi me turbulenca të përqendrojnë shikimin jashtë dhe larg.
Shiko nga dritarja dhe fokusohu në horizont.
Shumë nga ne e zgjedhim veçanërisht sediljen pranë dritares, madje ndoshta edhe keni paguar edhe një shumë shtesë për të. Por sipas një dermatologu, sedilja argëtuese mund të jetë një nga vendet më të këqija në aeroplan kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj.
Rikujtojmë, se një stjuardese ka zbuluar përmes një videoje se cila pjesë në avion është më e pisët se tualetet, pasi nuk pastrohet kurrë. Brenda Orelus, nga Miami e cila në rrjete sociale njihet si Flight Bae B, tha se xhepat e pasme të ulëseve janë të mbushura me mikrobe dhe nuk kanë mirëmbajtje ose pastrim të rregullt ndryshe nga tualetet.