Luiza Gega kthehet si kampione e Europës, pritet me ceremoni në Rinas!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Luiza Gega kthehet si kampione e Europës, pritet me ceremoni në Rinas!

Luiza Gega nuk di të ndalet duke shkruar historinë për sportin shqiptar. Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në Europianin e atletikës që u zhvillua në Mynih. Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.

Luiza Gega është pritur sot me ceremoni në Rinas. Për mbërritjen në Shqipëri të kampiones së Evropës në atletikë, sot u organizua një ceremoni në aeroportin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, etj. Në fjalimin e saj, Ministrja Kushi u shpreh:

E dashur Luiza, ndër emocionet më të veçanta që kam përjetuar gjate punës sime si Ministre Sportesh ka qenë momenti kur ti dhe Brikeni valëvitët flamurin tonë kuqezi në Stadiumin Olimpik të Tokios 1 vit më parë. E momenti i dytë më emocionues ka qene këtë të shtunë teksa ti, me lot në sy, valëvite përsëri flamurin shqiptar, duke e sjellë për herë të parë në Shqipëri medaljen e artë në atletike. Nuk ka emocion më të bukur sesa lotët e gëzimit.

Në fjalën e saj, atletja tha se ka bërë shumë sakrificë dhe ka punura fort për të arritur këtë rezultat.

Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund t’ja dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit.

Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë. Këtë gjë e tregoi më së miri duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjithë rivalet që kërkonin t’i rrëmbenin nga duart një medalje që e ndiqte prej shumë kohësh. Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE