Stuhia Antoni, Britania e Madhe ende në alarm nga moti i keq!

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stuhia Antoni, Britania e Madhe ende në alarm nga moti i keq!

Kapriçot e motit kanë bërë që pas të nxehtit përvëlues, Britania e Madhe të përballet me stuhi e vazhdon të mbetet në fuqi alarmi nga stuhia Antoni që ka sjellë shi të dendur dhe erëra të forta. Në Britani ka një paralajmërim për rrezik jete. Zyra Meteorologjike britanike deklaroi:

Rënia e pemëve, rrëshqitjet dhe strukturat e papërshtatshme të ndërtesave janë disa nga rreziqet për të cilat njerëzit duhet të kenë kujdes. Fluturimi i sendeve mund të çojë në lëndime ose rrezik për jetën.

Ky alarm është në fuqi për zonat jugperëndimore të Anglisë e Uellsit deri sonte në orën 19:00. Ndërkohë një paralajmërim i verdhë për stuhi është lëshuar deri në orën 22:00 për Anglinë Juglindore e Anglinë Lindore.

Një numër njerëzish janë evakuar nga shtëpitë e tyre në North Yorkshire për shkak të përmbytjeve, pas shiut të dendur.

Policia e Cleveland-it tha se banorët në Loftus e në Carlin How u evakuuan dhe shërbimi zjarrfikës me autoritetet lokale po mbështesin të prekurit. Brigada e Zjarrfikësve të Dublinit njoftoi:

Tetë persona u evakuan nga shtëpitë e tyre në Clontarf, Dublin, për shkak të përmbytjeve.

Meteorologu i Met Office, Tom Morgan bëri të ditur se stuhia, e cila është e para që emërohet nga Met Office për këtë sezon, mund të shoqërohet me erëra deri në 110 km/h e kjo nuk është tipike e muajit në të cilin jemi.

Për gushtin kjo është shumë e pazakontë.

Zonat brenda paralajmërimit të verdhë për stuhi mund të shohin 15 deri në 25 mm shi në më pak se një orë, si dhe 30 deri në 40 mm në dy deri në tre orë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE