Java nis me mot të paqëndrueshëm në vend/Vranësira e shira!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Ndërkaq, nuk mungojnë reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën veriore dhe me intensitet të ulët në atë qendrore të territorit shqiptar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave e stuhive afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje-jugperendim 1-8 m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
19/27
Diell re shi
Kukës
16/29
Diell re shi
Lezhë
18/28
Diell re shi
Dibër
12/29
Diell re shi
Durrës
20/31
Diell re shi
Tiranë
18/28
Diell re shi
Elbasan
17/30
Diell re
Berat
15/31
Diell re
Vlorë
18/30
Diell re
Korçë
13/26
Diell re
Gjirokastër
14/30
Diell re
Sarandë
18/30
Diell re