A do i propozojë së shpejti Sarah Berishës? Dj PM jep përgjigjen ‘epike’

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do i propozojë së shpejti Sarah Berishës? Dj PM jep përgjigjen ‘epike’

Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj Pm janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romacën e tyre dhe duket se gjërat po shkojnë shumë mirë për ta.

Çifti kanë vendosur të mos e tregojnë shumë lidhjen e tyre në rrjetet sociale dhe të jenë sa më të rezervuar.Së fundmi Dj PM ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me partneren e tij.

Fansat e çiftit mezi presin që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë propozim nga ana e Pajtimit.

“Ndonjë propozim për Sarën a do të ketë së shpejti PM? Se mezi po e presim”- e pyet një ndjekës ndërsa Dj është përgjigjur duke bërë shaka:

“Po do të ketë, madje për të mos gënjyer, i kam propozuar: A do ia ndrojmë vendin televizorit. Nuk e di shikojmë me kohën”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE